Chelsea zyrtarisht prezantoi sulmuesin Gonzalo Higuain para tifozëve në Stamford Bridge mbrëmjen e sotme (e enjte) para ndeshjes së tyre në Carabao Cup kundër Tottenhamit.
Sulmuesi i “Bluve” nuk ishte regjistruar në kohë për të qenë pjesë e skuadrës startuese këtë mbrëmje dhe duhet të pres për të bërë debutimin e tij te Chelsea, transmeton portali arbresh.info.
Por pasi vendosi lapsin në letër dje, Higuain bëri një parakalim sonte para tifozëve të pranishëm për të shikuar ndeshjen e dytë në gjysmëfinale të Carabao Cup.
Duke folur në fushë, 31-vjeçari la të kuptohet se do të jetë së shpejti në aksion duke thënë: “Jam shumë i lumtur që jam këtu, shihemi të dielën. Ju faleminderit”.
Chelsea luan në shtëpi kundër skuadrës së Sheffield Wednesday të dielën në kuadër të Kupës FA dhe Higuain sigurisht se do të jetë startues./arbresh.info/
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së