Google ADS

Formacionet zyrtare, Real Madrid – Girona

20:45 | 24 Janar 2019
Arbresh Info

Real Madridi dhe Girona kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).

Dy skuadrat spanjolle kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin e parë në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Santiago Solari dëshiron të sigurojë titullin e Kupës së Mbretit derisa trofeu në La Liga duket i pa arritshëm për ata këtë sezon, por për ta bërë këtë ata duhet së pari të mposhtin rivalin e sotëm.

‘Los BLancos’ regjistruan njërën nga fitoret më të mira këtë sezon gjatë vikendit kundër Sevillas dhe shpresojnë të vazhdojnë me performancë të tillë edhe në Kupë të Mbretit.

Nga ana tjetër, Girona mposhti skuadrës e Atletico Madridit në xhiron e fundit të këtij kompeticioni, por para tyre qëndron një tjetër gjigant që duhet kaluar nëse dëshirojnë të vazhdojnë tutje në gjysmëfinale.

Ndeshja mes tyre fillon në ora 21:30./arbresh.info/

Formacioni i Real Madridit
Formacioni i Gironas

Të ngjashme