Google ADS

Fotografi të reja Samsung Galaxy S10 dhe S10 +

20:12 | 24 Janar 2019
A. B.

Ka më pak se një muaj përpara se Samsung të zbulojë smartfonët e ardhshëm të saj të mençur në San Francisko.

Pavarësisht kësaj, uebfaqja gjermane “AllAboutSamsung” ka publikuar ekskluzivisht fotografi të reja të Samsung Galaxy S10 dhe S10+, të cilat tregojnë se si do të duken smartfonët nga përpara, mbrapa dhe në të dy anët.

Në fotografi nuk është që zbulohet ndonjë detaj i ri, por ato ofrojnë pamje më të qartë të kamerës dy-lentëshe.

Nga raportet e mëparshme, pritet që Samsung të lansojëtë paktën tre pajisje të reja të modelit Galaxy S10 në ngjarjen e madhe teknologjike më 20 shkurt, duke filluar nga madhësia prej 5.8 deri në 6.4 inç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme