Google ADS

Historia e trishtë e përkthyeses shqiptare që rrezikon dëbimin nga Franca

19:04 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Shqiptarja, Drita Kurtsmajlaj, ende shpreson të marrë leje qëndrimi nga shteti francez. Ajo ka dëshirë që jetën e saj ta ndërtojë në Francë. E reja 23-vjeçare u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Bordo në vitin 2014 së bashku me dy prindërit e saj.

Historia e Drita Kurtsmajlaj është trajtuar gjatë në shtypin francez. Ajo punon si përkthyese vullnetare dhe ishte mirë-integruar në Francë. Natyrisht ajo ka bërë rolin e përkthyeses nëpër institucione të ndryshme franceze, si në gjykata, spitale dhe shkolla. Ajo ka punuar si përkthyese edhe në shumë shoqata.

“Unë jetoj në një dhomë me dy prindërit”, është shprehur shqiptarja. 23 vjeçare Drita Kurtsmajlaj,e cila ka mbërritur në Francë në vitin 2014.

Ajo u largua nga Shqipëria për t’i shpëtuar ligjit të Kanunit. Asaj i kishin djegur banesën dhe gjithë pasurinë e prindërve të saj që merreshin me tregti.

E gjendur në këtë situatë ajo kishte marrë rrugët e mërgimit. Vajza e re dhe dy prindërit e saj ishin vendosur në Bordo. Drita ishte integruar shumë shpejt. Vetëm pak janë pas mbërritjes ajo kishte arritur ta mësonte në mënyrë të shkëlqyer gjuhën frënge. Ajo ka ndihmuar shumë institucione që kanë pasur nevojë për ndërmjetësim në përkthim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme