“Asnjë sekondë qetësi për Edi Ramën në rrugë dhe në parlament”. Me këtë moto deputetët demokratë vendosën të intensifikojnë edhe betejën në parlament, paralelisht me zhvillimin e protestave antiqeveritare në të gjithë Shqipërinë.
Burime nga mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të PD bëjnë të ditur për Syri.net se pjesëmarrja në komisione parlamentare për çështje të rëndësishme me impakt direkt tek qytetarët, do t’i bëjë edhe më të prekshme e konkrete jo vetëm denoncimet e opozotës, por edhe alternativën e saj.
Bëhet e ditur se kryetarët dhe nënkryetarët e opozitës ne komisionet parlamentare do të mbledhin nesër deputetët anëtarë të PD për të vendosur se cilën pjesë të axhendës parlamentare do të shfrytëzojë opozita për të nxjerrë në pah keqqeverisjen, alternativën e PD dhe ftesën e saj për t’iu bashkuar protestave.
Zjarri shkatërron muzeun e famshëm 40 vjeçar në Altadena
Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të miturit në Korçë
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren