​Avokati kanos sigurimin në Prokurorinë e Gjakovës

17:20 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Një ish zyrtarë ligjor në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, tash avokat Y.GJ., nga Komuna e Gjakovës, ka kanosur sot personin D.K., nga personeli i sigurimit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Sipas prokurorisë, rasti ka ndodhur rreth orës 11:00 ,përderisa i dëmtuari D.K, ishte duke e kryer detyrën e tij të punës, avokati Y.GH, nuk e ka përfillur atë dhe procedurat e rregullores së Prokurorisë , duke hyrë brenda në Prokurori, dhe përderisa ka dalë jashtë e ka kanosur atë.

Për rastin e njëjtë është lajmëruar policia, e cila është në ndjekje të personit Y.GJ

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme