Google ADS

QKMF-ja në Mitrovicë përfiton donacion me vlerë 5 mijë euro nga Kompania “IPKO”*

17:00 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të kompanisë “IPKO”, Arianit Duraku, së bashku me përfaqësuesit e kësaj kompanie me ç’rast kanë biseduar për shtrirjen e rrjetit të IPKO-së jo vetëm në qytet por edhe në fshatrat e komunës së Mitrovicës.

Pastaj kryetari Bahtiri i shoqëruar me drejtoreshën e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani dhe përfaqësuesit e Kompanisë ”IPKO”, kanë vazhduar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, ku kompania në fjalë ka dhuruar një donacion me vlerë 5 mijë euro për repartin e Pediatrisë.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri, ka falënderuar kompaninë “IPKO” për dhurimin e këtij donacioni dhe bashkëpunimin e mirëfilltë që e kanë ndër vite me ta, duke e vlerësuar donacionin si shumë të dobishëm dhe të mirëseardhur sepse është në të mirë të fëmijëve që do të mjekohen në repart.

Po ashtu edhe drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, e falënderoi kompaninë “IPKO” për këtë donacion duke vlerësuar lartë rëndësinë e këtyre pajisjeve, të cilat stafit të kësaj qendre do t’i ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore më cilësore.

Drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, tha se ndihma që keni sjellë për këtë njësi është e mirëseardhur. Do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen me kompaninë “IPKO” sepse shëndetësia, vërtet ka nevojë për mbështetje. Edhe qeverisja lokale e ka në prioritet shëndetësinë dhe rritjen e efikasitetit në ndihmë të qytetarëve, pasi që është hallka kryesore për një shoqëri të shëndoshë.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i kompanisë “IPKO” Arianit Duraku, falënderoi kryetarin Bahtiri dhe stafin e tij për përkrahjen ka thënë se ky donacion është realizuar në 20 komuna të Kosovës në mesin e të cilave me theks të veçantë prioritet i është dhënë komunës së Mitrovicës falë bashkëpunimit të mirë.

(Artikull i sponsorizuar)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme