Azilkërkuesit shqiptarë të cilët janë bërë problem për Belgjikën, detyruan një zyrtar të lartë belg të vijë në Tiranë.
Freddy Roosemont, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së të Huajve në Belgjikë është shprehur gjatë një takimi me zv/ministren e Brendshme Rovena Voda, se numri azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë mbetet i lartë.
Roosemont tha se kërkesat për azil do të trajtohen në mënyrë shumë të shpejtë, përgjigjja është e garantuar që do të jetë negative dhe ata do të rikthehen në Shqipëri, qoftë vullnetarisht, qoftë në mënyrë të detyruar
“Mbeten 2 çështje që na shqetësojnë, pavarësisht uljeve, numri i azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë mbetet i lartë. Shqipëria është një vend i sigurt, një vend demokratik, një vend që nuk ka probleme. Për këto arsye u rekomandoj shtetasve shqiptarë që vijnë në Belgjikë, të vijnë si udhëtarë normalë për çështje biznesi, turistike, për të takuar familjarët e tyre në Belgjikë, por jo për të paraqitur kërkesë për azil. Kërkesat e tyre do të trajtohen në mënyrë shumë të shpejtë dhe përgjigjja është e garantuar që do të jetë negative dhe do të rikthehen në Shqipëri, qoftë vullnetarisht, qoftë në mënyrë të detyruar. Dhe kthimi i detyruar do të thotë jo vetëm një ndalim administrativ, por edhe shoqërim dhe riatdhesim në Shqipëri, me policë belgë. Dhe dëshiroj t’u rekomandoj shtetasve shqiptarë që kanë këtë ide të gabuar në kokë që kohën, energjitë dhe paratë e tyre t’i harxhojnë për gjëra më të rëndësishme dhe më të frytshme. Theksoj gjithashtu se një shtetas shqiptar që paraqet një kërkesë azili në Belgjikë dëmton imazhin e Shqipërisë dhe është i dëmshëm edhe për vetë individin”, tha Roosemont.
“Ka mënyra të tjera për të punuar atje, pasi Shqipëria është një vend që s’ka më nevojë për viza, por ka gjithashtu informacione në dispozicion për publikun. Për të udhëtuar në zonën Shengen, pra edhe në Belgjikë, duhet të respektohen kushtet sipas ligjeve evropiane, në mënyrë që të shmangen problemet në kufi. Çdo shtetas shqiptar duhet të këtë një qëllim të qartë për vizitën që do të kryejë në Belgjikë. Të ketë mjete të mjaftueshme financiare për kohën e qëndrimit në Belgjikë dhe të shpjegohet pranë autoriteteve belge të kufirit se pas një qëndrimi 90 ditor ose 3-mujor në Belgjikë, do të rikthehet në Shqipëri. Në rast se nuk përmbushen këto kritere, atëherë refuzimi i hyrjes në Belgjikë që në pikën kufitare është i garantuar dhe personi që kryen këtë është i pari i dëmtuar, sepse ka humbur kohë të çmuar dhe para”, shtoi ai.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...