Komuna e Malishevës ndalon organizimin e garave me kafshë

16:04 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Komuna e Malishevës është komuna e rradhës që ka ndaluar organizimin e garave me kafshë.

Sipas njoftimit të kësaj komune, është urdhëruar Drejtoria për Inspektoriat që të marrë masa për ndalimin e garave me me kafshë.

“Urdhërohet Drejtoria për Inspektoriat në kuadër të Komunës së Malishevës, që të marrë të gjitha masat për ndalimin e vrasjeve, keqtrajtimit, eksperimentimit të kafshëve, operimit kirurgjik me qëllim të modifikimit të dukjes së kafshëve, me të cilin dëmtohet cila do pjesë e trupit, shitja e kafshëve në kundërshtim me dispozitat ligjore, organizimi i garave me të cilën vërtetohet fuqia apo shpejtësia e tyre, duke ju shkaktuar dhembje dhe lëndime”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e komunës së Malishevës.

Personat që nuk respektojnë dispozitat e kësaj Urdhërese do të ndëshkohen me gjobë prej 100 deri në 5 mijë euro, sipas Ligjit për Përkujdesje ndaj Kafshëve.

Malisheva është komuna e pestë që ndalon organizimin e garave me kafshë, pas atyre të Rahovecit, Vushtrrisë, Pejës dhe Gjakovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme