Pasi vendosi lulet pranë shtatores, Kreu i Shtetit përmendi Kushtetutën kur u pyet për rezervat e shfaqura nga mazhoranca ndaj Bahri Shaqirit, këshilltarit të tij për Sigurinë që Meta e ka propozuar për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH).
“Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet e mia dhe në aktet e mia”, tha Meta.
Presidenti nuk i hoqi asnjë presje reagimit të një dite më parë për komptetencat qe kryeministri Edi Rama i delegoi zv/ministrit Genti Cakaj, për të drejtuar në vend të tij Ministrinë e Jashtme.
“Unë e kam shumë të qartë si President i Republikës, edhe për shkak të vendimit vizionar të Gjykatës Kushtetuese, se kujt institucioni mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”, theksoi Meta.
Një rast konkret kur Presidentit i kërkohet të japë plotfuqinë për marrëveshje ndërkombëtare është ai për paktin detar me Greqinë. Ndonëse jo menjëherë, Presidenti Meta ia dha autorizimin Ditmir Bushatit vitin e kaluar përsa i përket grupit negociator. Por, firma e Kreut të Shtetit nevojitet edhe një herë të dytë para se marrëveshja të kalojë në Parlament, rast në të cilin Meta mund të hezitojë për shkak të rezervave të shprehura publikisht ndaj zv/ministrit Gent Caka, i cili drejton “de facto” diplomacinë shqiptare. Në këto kushte, nuk përjashtohet që Presidenti ta marrë vetë drejtimin e grupit negociator, një e drejtë kjo që ia ka njohur edhe Gjykata Kushtetuese./TCh/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...