Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi ka thënë se ligji për përgjegjësi disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë ka hyrë në fuqi.
“Kjo na lidhë që dy Këshillat ti marrin veprimet e përbashkëta që kanë të bëjnë me procedurën hetimore dhe të vendimmarrjes dhe draft imin e rregullores për përgjegjësinë disiplinore. Ne kemi hartuar një udhëzues për këtë ku kemi paraparë pesë pika. Do të merremi vesh a do ta bëjmë në formë udhëzimi apo vendimi. Tek të dyja pikat nuk ndryshojnë”, ka thënë ai.
Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni ka thënë se dy Këshillat kanë rënë dakord që të nxjerrin udhëzim apo vendim që të zbatohen dispozitat aktuale të ligjit për disiplinë.
“Udhëzimi ka për qëllim që të jep sqarim zyrës së prokurorit disiplinor që të zgjidhen lëndët. Ne jemi pajtuar që meqenëse ligji aktual kërkon që këshillat të nxirren akte nënligjore dhe se përmbajtja e ligjit është e njëjtë, jemi dakorduar që sot ta marrim vendim të përbashkët ti hartojmë këto akte nënligjore. Ne kemi përgatitur një vendim apo udhëzim që të japim udhëzime të qarta që zyra e prokurorit disiplinor të mos ketë problem me lënde. Aktualisht në këtë zyrë janë mbi 70 lëndë për gjyqtarë dhe prokurorë dhe afati është mbi gjashtë muaj që të zgjidhen”, ka thënë ai.
Arianit Salihu ushtrues detyre i Drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor ka thënë se kanë pasur disa dilema ku flitet për lënde ndaj të cilave nuk ka filluar hetimi disiplinor para hyrjes në fuqi të këtij ligji.
“Sigurisht duhet të merret një vendim dhe ju falënderoj për mbështetjen që ne të mund ti përfundojmë ato lëndë që kemi. Nuk kemi shumë lëndë dhe kjo ka ardhur si rezultat i stafit të zyrës disiplinore”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se janë ballafaquar me numër të vogël të stafit.
“Ne nga viti i kaluar i kemi bartur këto lëndë. 69 lëndë janë si hetime preliminare ku akoma nuk ka kthim disiplinor. 11 lëndë që nuk është ndërmarr asnjë veprim”, ka thënë ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/357113358460018/?notif_id=1548244164270990¬if_t=live_video_explicit
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...