Google ADS

Almeda Abazi takon familjarët e saj në Tiranë

14:32 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Modelja shqiptare me famë në Turqi dhe jo vetëm, Almeda Abazi ka vizituar Tiranën.

Modelja Almeda Abazi, bashkëshortja e aktorit të famshëm turk, Tolgahan Sayisman e ka vizituar vendlindjen.

Arsyeja e vizitës së saj në Tiranë duket se ka qenë takimi me familjarët e ngushtë pasi para pak çastesh e ka publikuar një foto me babain e saj.

Pranë postimit ajo ka treguar se babai i saj do të bëhet shumë shpejtë një gjysh shumë i mirë.

Ajo dhe aktori turk po presin që të bëhen prindër për herë të parë. Almeda në jetë do ta sjell një djalë.

 

Të ngjashme