Kanë mbetur edhe një javë deri në përfundim të afatit kalimtar të janarit, shkruan Gazetasheshi.com.
Pothuajse të gjitha klubet kosovare janë në vlugun e përgatitjeve për sezonin pranveror në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Të gjitha klubet e ligës elitare kosovare kanë freskuar radhët e veta me lojtar të rinj për të arritur objektivat e tyre, përveq Prishtinës dhe Lirisë që nuk e kanë kryer ende asnjë përforcim.
Ndonëse kryeqytetasit kishin paralajmëruar se nuk do të futen në afatin kalimtar të janarit për të kërkuar lojtarë për prizrenasit situata qëndron ndryshe.
“Arpagjiktë” kanë nevojë për të forcuar organikën e tyre, sidomos pas largimve të shumta.
Gerald Tushe, Francesk Lamaj, Denis Peposhi, Ramadan Kryeziu, Muhamed Berisha, Shpresim Fazlija, Aldo Mitraj dhe Ibrahim Walidjo, janë gjithsej tetë lojtarët e larguar, shkruan Gazetasheshi.com.
Nga Prishtina janë larguar Përparim Osmani dhe Kastriot Selmani.
Madje këto dy klube kanë edhe një çështje për të sqaruar, atë të Liridon Fetahajt, i cili ishte huazuar nga Prishtina te Liria në gjashtë muajt e parë të kampionatit.
E ardhmja e sulmuesit prizrenas do merret vesh këtë javë.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...