Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka përsëritur edhe njëherë se privatizimi i Telekomit është veprim i duhur.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të mbetet aksionare nga 25% deri në 49%.
Postimi i plotë:
Dje kam deklaruar që shumica e botës së zhvilluar kanë privatizuar kompanitë publike të telekomit. Kishte reagime që kam dhënë informatë të gabuar, duke u referuar në T Mobile të Gjermanisë dhe Telekomin Slloven.
Sa për sqarim, informatat më poshtë paraqesin strukturën aktuale të aksionarëve të T Mobile ku shihet që shumica e aksioneve janë private dhe shteti ka mbajtur në pronësi rreth 30%.
Telekomi Slloven ka shumë kohë që është në shitje. Tentativa e fundit ka qenë në nëntor të vitit 2018, që ka dështuar.
Privatizimi i Telekomit të Kosovës është veprim i duhur dhe, po e ripërsëris, se Qeveria e Kosovës do të mbetet aksionar nga 25% deri në 49%
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare