Liverpool dhe Bayern janë futur edhe në një duel interesant, përveç atij të Ligës së Kampionëve që i pret në fazën e 1/16-ës së finales.
Është skuadra e Liverpool që së fundmi janë futur në bisedimet që po zhvillohen për shërbimet e talentit të rij, Callum Hudson – Odoi, mes Bayern e Chelsea, shkruan “Bild”, transmeton lajmi.net.
Pasi lojtari kishte bërë të ditur se dëshiron kalimin në Bundesliga, sidomos pas ardhjes së Higuain, tashmë gjërat kanë ndryshuar.
Futja në garë e Liverpool do ta vështirësoj jashtëzakonisht shumë punën e Bayern, por ndoshta do ta rrit edhe çmimin e talentin premtues.
Lojtari është në kontratë me Chelsea deri në vitin 2020 dhe skuadra po dëshiron që ta mbajë atë në “Stamford Bridge”.
Kujtojmë se për lojtarin interesim ka ardhur edhe nga skuadra tjetër e Bundesliga, RB Leipzig.
Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit për të ardhmen e tij.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...