Google ADS

Majlinda në finale, vetëm një hap larg medaljes së artë në Tel Aviv

13:19 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Majlinda Kelmendi po e zhvillon një turne të jashtëzakonshëm në Tel Aviv.

Kosovarja ka prekur finalen e Grand Prixit që po mbahet atje, duke triumfuar ndaj rumunes Andreea Chitu, me IPPON, shkruan lajmi.net.

Para këtij dueli, Majlinda u tregua e suksesshme ndaj garues Zvicerane, Fabienne Kocher, të cilën e mposhti  poashtu me IPPON.

Në finale, “dardanja” do të përballet me garuesen vendase, Gili Cohen, ku presim që të shënojë fitore.

Kjo do të jetë medalja e parë për Majlinda Kelmendin këtë vit kalendarik, qoftë ajo e artë apo e argjendtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme