Rusia paralajmëron kundër ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara në çështjet e Venezuelës, duke thënë se do të ishte një katastrofë.
Sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov, Moska është e parimit të mos-ndërhyrjes në çështjet e brendshme, transmeton portali arbresh.info.
“Ne paralajmërojmë kundër kësaj, ne besojmë se kjo do të ishte një skenar katastrofik që do të shkundë themelet e modelit të zhvillimit që shohim në rajonin e Amerikës Latine”, tha Ryabkov në një intervistë me revistën Internal Affairs.
Zëvendësministri i Jashtëm theksoi se Moska do të mbështesë Karakasin në këtë çështje, duke shprehur keqardhje që Organizata e Shteteve Amerikane “ishte në një masë të madhe të përfshirë në këtë” dhe po i “shtonte benzinë zjarrit”.
“Ndërsa shohim se si zhvillohet situata në Venezuelë, vërejmë gatishmërinë e një grupi të caktuar vendesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të përdorur platforma të ndryshme si Organizata e Shteteve Amerikane, për të rritur presionin ndaj aleatit tonë Venezuelës nën pretekste të ndryshme … Por ne kemi mbështetur gjithmonë dhe do të mbështesim Venezuelën miqësore që është partneri ynë strategjik”, tha ai.
Zyrtari gjithashtu nënvizoi se Uashingtoni përdor presionet, shantazhet dhe ryshfetet për të detyruar vendet e tjera të ndalojnë bashkëpunimin e tyre me Rusinë./Arbresh.info/
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...