Google ADS

Trump nuk do ta mbaj fjalimin vjetor

12:59 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk do të mbajë fjalimin vjetor, drejtuar kombit, derisa mbyllja e pjesshme e Qeverisë amerikane të marrë fund.

Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e tërhoqi ftesën për Trumpin për t’iu drejtuar Kongresit më 29 janar, duke thënë se fillimisht duhet të rihapen shërbimet e Qeverisë.

Mbyllja e Qeverisë ka lënë 800,000 punonjës federalë pa paga qysh më 22 dhjetor.

Trump do 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën, që do të pengonte hyrjen e migrantëve në SHBA, por Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga demokratët, refuzon.

Mosmarrëveshja mbi sigurinë kufitare ka çuar në mbylljen më të gjatë të Qeverisë në historinë amerikane.

Trump, më herët, ka thënë se fjalimi i tij “duhet të mbahet në kohë”, por, në një postim në Twitter, ai e pranoi se nuk mund ta përmbushë zotimin e tij.

Ai tha se Pelosi ka refuzuar ta lejojë Kongresin që të jetë nikoqir i tij derisa të përfundojë mbyllja e Qeverisë, që tani ka hyrë në ditën e 34-të. /Rel/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme