Janë bërë më shumë se dy muaj që kur Kosova i vendosi taksë prej 100 për qind produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Sot, ka filluar takimi konsultues me Kosovën i kërkuar nga Republika e Bosnjës lidhur me taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që importohen nga Bosnja dhe Hercegovina.
Fillimin e takimit e ka konfirmuar për lajmi.net, shefi i kabinetit të MTI-së, Durim Limaj.
“Po, takimi ka filluar. Është takimi i parë bilateral në mes te dy vendeve. Jemi në konsulata siç e parasheh marrëveshja e CEFTA-s”, ka thënë ai.
Ndryshe, Kosova në Bonjë e Hercegovinë po përfaqësohet nga Durim Limaj, Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala si dhe Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin e Tregtisë në kuadër të Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. /Lajmi.net/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor