Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, për të krijuar një linjë të autobusëve urban të Prishtinës deri tek aeroporti “Adem Jashari”.
Kryetari Shpend Ahmeti tha se komuna e Prishtinës përmes transportit urban do të ofroj linjën e rregullt Prishtinë- aeroport.
“Qe një linjë e autobusëve nga Prishtina deri në aeroport. Kjo është pronë e Ministrisë së Infrastrukturës. Ne si kumunë përmes trafikut urban të ofrojmë këtë shërbim. Pas nënshkrimit do të formojmë një komision për oraret dhe çmimet. Çmimet do të jenë më të lira se me taksi. Përmes transportit urban do të ofrojmë shërbimet deri tek aeroporti i Prishtinës”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Ministri Pal Lekaj falenderoj komunën e Prishtinës për bashkëpunimin siç e quajti ai në favor të qytetarëve.
“Kam gjetur një bashkëpunim të mrekullueshëm në komunën e Prishtinës për bashkëpunim që shkojnë në favor të qytetarëve. Falenderoj kryetarin Ahemi që ka bashkëpunuar që sot të nënshkruajmë një marrëveshje në favor të qytetarëve. Ne me kryetarin e Prishtinës kemi edhe projekte tjera. Ne duhet që së pari të pyesim zotin e shtëpisë dhe unë për këtë e falenderoj dhe jemi të gatshëm ta mbështesim si Ministrinë e Infrastrukturës, “tha Lekaj./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...