Google ADS

Klinika Emergjente e QKUK-së, 260 raste për 24 orë

10:22 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka qenë e mbingarkuar në 24 orët e fundit.

Sipas statistikave të kësaj klinike, 260 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

56 raste kanë marrë shërbime mjekësore në dhomën e reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent) ndërsa 58 raste kanë qenë të natyrës kirurgjike dhe 85 raste, morën shërbime në dhomën internistike.

SHSKUK bën të ditur po ashtu se janë ofruar 45 shërbime orotpedike, përderisa kishte 15 raste që kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme