Google ADS

BE-ja dorëzon draftin e Kodit Civil, Apostolova kërkon bashkëpunimin e institucioneve për ta plotësuar

10:21 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Është organizuar ngjarja “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës”.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë ky kod ka qenë njëra ndër prioritetet e mandatit të tij.

“Republika e Kosovës ndër të parat me rajon po bëhet me kod civil. Mbi nevojën që të garantojmë siguri juridike kanë qenë të nevojshme kodifikimi i të drejtës civile. Jemi kujdesur që Kushtetuta të jëtë udhrrëfyes themelor gjatë hartimit të këtij kodi. I kemi kushtuar rëndësi të madhe edhe traditës së kulturës së popullit tonë. I kemi kushtuar vëmendje të plotë aspiratave tona integruese brenda BE. Të gjitha këto rryma dhe parime na kanë udhëhequr për të arritur në draftin e kodit civil .Ju falënderoj për kontributin tuaj për angazhimin tuaj, zonja Apostolova. Vendosmëria që të investoni në këtë fushë, jetën e qytetarëve tanë do ta bëjë më të lehtë”, ka thënë ajo, raporton arbresh.info

Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova,

“Një kod civil unik i cili është hartuar me ndihmën e BE-së për më shumë se katër viteve punë e ekspertëve është arritur e madhe. Kodi rregullon marrëdhëniet familjare, detyrimet, trashëgimin. Në këtë proces i është dhënë vëmendje e veçantë kontekstit kosovarë dhe vlerave të BE-së për legjislacion. Produkti që prezantojmë sot përveç që është zhvilluar në bashkëpunim me MD-në dhe avokatët e ndërmjetësuesit, noterët, odat, shoqëria civile, nuk është produkt i përfunduar komplet. Ne po e dorëzojmë draftin që Qeveria ta bëjë ligj të vërtetë. Të gjithë ata që nuk kanë dhënë komente mund të japin. Ju mund të ngrisni qartësimet tuaja dhe ato që iu shqetësojnë. Kodi është për secilin prej jush që të kuptoni përgjegjësitë dhe detyrat që dalin nga ky kod. I kemi dhënë rëndësi edhe gjuhës. Nga sot do të jetë përgjegjësi e Qeverisë që të vazhdoj krijimin e kodit civil dhe ta bëjë të suksesshëm. BE dot ë iu mbështes në këto sfida, ne do të vazhdojmë të rrisim kapacitetet e administratës dhe gjyqësorit”, ka thënë ajo./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1161444810689650/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme