Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës që nga viti 2009 ndajnë mirënjohje për tatimpaguesit e rregullt, ndërsa ketë vit janë shpërblyer 25 kompani për pagesa te rregullta te tatimeve gjatë vitit 2014.
Kryetari i Odës Ekonomike te Kosovës, Safet Gerxhaliu, tha se bizneset përkundër sfidave me të cilat po ballafaqohen, po arrijnë të përmbushin obligimet e tyre si tatimpagues ndaj shtetit.
Ndërkaq, ministri i financave Avdullah Hoti, u shpreh se suksesi i bizneseve është njëkohësisht edhe sukses i Kosovës. Sipas tij kjo ngjarje tregon suksesin e Kosovës.
Nahit Sharku nga Administrata Tatimore e Kosovës, tha se kjo qasje e tatimpaguesve ka bërë që ATK të zhvillohet, ndërsa Lulzim Rafuna nga Dogana e Kosovës tha se dogana do të jetë çdo herë ne shërbim të qytetarëve.
“Performanca e mirë e tatimpaguesve është sukses i te gjithëve së bashku”, tha Rafuna.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane njoftoi se do te ndahen mirënjohje për tatimpaguesit per 3 kategori: kategoria e bizneseve me qarkullim mbi 5 milionë euro, bizneset me qarkullim 1 deri 5 milionë dhe bizneset me qarkullim 100 mijë deri 1 milion euro.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...