Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, njoftoi se kanë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pasi presidenti amerikan Donald Trump pranoi si “president të përkohshëm” kryetarin e Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita, Juan Guaido, transmeton Anadolu Agency (AA).
Maduro, në një fjalim të mbajtur para mbështetësve të tij të mbledhur para pallatit presidencial kundër protestave të zhvilluara nga opozita në kryeqytetin Karakas, ka njoftuar se vendi i tij ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me SHBA-në.
Duke theksuar se SHBA po organizon një grusht shteti kundër qeverisë legjitime në vend, Maduro i dha 72 orë afat të gjithë diplomatëve amerikanë të largohen nga vendi.
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...