Pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Kosova ndaj produkteve serbe ka ndryshuar edhe tregtia në rajon.
Sipas asaj që shkruhet në mediat e Maqedonisë, ky shtet ka rritur eksportin për në në Kosovë për 41 për qind, e këtë Serbia e ka quajtur ‘përfitim në fatkeqësinë Serbisë’.
Mirëpo, Maqedonia nuk është vendi i vetëm që ka rritur eksportin për në Kosovë.
Ngjashëm me ta, edhe Shqipëria eksportin për në Kosovë e ka rritur me 40 për qind.
Sipas të dhënave zyrtare të agjencisë statistikore shqiptare ‘INSTAT’, eksporti i madh u regjistrua në industrinë e naftës dhe prodhimit të çelikut.
INSTAT thotë se importi i mallrave shqiptare në Kosovë është rritur për 40 për qind që nga futja e taksës, sipas Agjencisë të Pavarur të Ballkanit (IBNA).
Në periudhën që mbulon nëntorin dhe dhjetorin e vitit të kaluar, eksportet shqiptare në Kosovë u rritën për 10 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Ndërkohë, sektoret e tjerë nuk kishin ndonjë përfitim të madh nga taksa, sepse produktet ishin pak a shumë të njëjta sikur një vit më parë.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/rritet-dukshem-importi-nga-maqedonia-dhe-shqiperia-pas-takses-100-619122/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?