Të komunikosh me kafshët shtëpiake është një veprim i cili në pamje të parë mund të duket çmenduri por që ë realitet është një veprim që nënkupton se jeni mjaft inteligjent.
Ndonëse keni qenë plotësisht të vetëdijshëm se kafsha nuk jua kthen fjalët e ndoshta as nuk e kupton atë çfarë po thoni, ju prapëseprapë e keni bërë këtë. Kur ne flasim me kafshët shtëpiake, ne në nënvetëdije e krijojmë një lidhje thuajse njerëzore në mendjen tonë me krijesat jonjerëzore.
Ne jemi të ndërtuar për t’u lidhur madje ndihemi shumë më të lidhur kur i njohim gjërat që na u duken si ne.
Sipas ekspertit të kësaj fushe, Nicholas Epley, bisedat e tilla janë shenjë e inteligjencës sociale. Njerëzit janë krijesa shumë shoqërore, andaj truri jonë është i programuar të sheh fytyra dhe të perceptojë mendje kudo.
Epley shpjegon se ne bisedojmë me kafshë të cilat na pëlqejnë, sepse aq më shumë që na pëlqen diçka, aq më shumë duam të komunikojmë me mendjen e vet – qoftë edhe nëse nuk ka mendje.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...