Thierry Henry pritet të shkarkohet nga Monaco.
Legjenda e Arsenalit pritet të humbas detyrën e tij te Monaco pas një fillimi të tmerrshëm të karrierës së tij menaxheriale, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton Mirror, Henrys do t’i thuhet brenda 48 orëve të ardhshme se nuk është më i nevojshëm ndërkohë që ish trajneri Leonardo Jardim do të bëjë një rikthim befasues në klub.
Jardim ishte shkarkuar në muajin tetor duke i krijuar hapësirë ish sulmuesit të “Topçinjve”, por tani duket se pronarët e klubit kanë vendos për të bërë një rikthim befasues duke e marrë atë sërish në detyrë.
Monaco qëndron një vend dhe një pikë larg fundit të tabelës në Liga 1 këtë sezon dhe Henry nuk ka arritur të bëjë ndonjë ndryshim deri tani.
Fituesi i Kampionatit Botëror në vitin 1998 ka regjistruar vetëm dy fitore në ligë brenda 12 ndeshjeve, por nuk ka siguruar asnjë fitore para tifozëve të Monacos në stadiumin Louis II./arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...