Juristi Kujtim Kërveshi, vlerësoi së tashmë ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, padrejtësisht ishte shënjestër dhe shenjë goditjes, shumica absolute prej të cilave ishin pa arsye.
Ai u shpreh i kënaqur me pozicionimin e Cakajt, për të cilin tha se guximshëm do të marrë përsipër përgjegjësitë e reja.
“Gent Cakaj, një personalitet me një mendim të thellë, po e merr një detyrë me delegim në një moshe të re, me përgjegjësi jashtëzakonisht të lartë e sidomos nën një presion – nëpër atë që ka kaluar. Një djalë që ka vullnetin, ndoshta edhe të pashoq, për të qenë simbol i guximit për moshën që ka”.
Kërveshi komentoi edhe deklaratën e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ne arsyetimin e tij për mosdekretimin e Cakajt.
Sipas tij presidenti Meta, ka shfaqur bindjet subjektive, duke iu referuar raportit të Cakajt dhe idesë së korrigjimit në marrëveshjen Kosovë-Serbi, dhe ka bërë gjykim pa fakte.
“Presidenti nuk mundet, duke e ushtruat funksionin unifikues dhe neutral, të ofrojë bindje politike mbi bazën e supozimit”
“Kandidati në atë kohë nuk ka dhënë një bindje por ka dhënë një analize ashtu siç e sheh ai diskursin lidhur me idenë e korrigjimit”.
“Presidenti mund të ballafaqohet me test kushtetues”.
Juristi Kërveshi në Zona B gjithashtu foli edhe për komentet e deputetes së PS-së, Arta Dade, e cila kishte thënë “përderisa është kaq i mirë pse nuk ia çojmë Kosovës?!”.Sipas tij një gjë e tillë shkakton konflikt identiteti dhe përçarje në origjinë.
Kujtim Kërveshi shtoi se tani nis një periudhë që mund të gjykohet Gent Cakaj, në raport me rezultatet.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...