Presidenti amerikan, Donald Trump ka theksuar se çdo opsion është në tavolinë nëse regjimi i Maduros do të përdortë dhunën ndaj opozitës.
“Nuk kemi marrë asgjë në konsideratë, por të gjitha mundësitë janë në tavolinë. Të gjitha mundësitë, gjithnjë, të gjitha mundësitë janë në tavolinë”, deklaroi Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
“Venezuelasit kanë vuajtur prej shumë kohësh nga duart e regjimit të paligjshëm të Maduros”, shtoi Trump pak çaste më vonë në një mesazh në Twitter, ndërkohë që shefi amerikan i diplomacisë Mike Pompeo i bëri thirrje drejtpërdrejtë Nicolas Maduros që të largohet.
“Do të vazhdoj të përdorë të gjithë fuqinë ekonomike dhe diplomatike të SHBA-së, për të bërë presion në favor të rivendosjes së demokracisë venezuelase”, shkruan sërish Presidenti amerikan.
Kryetari i Parlamentit, Juan Guaido, që kontrollohet nga opozita, u vetëshpall sot president i Venezuelës në detyrë para mijëra përkrahësve të mbledhur në Karakas.
“Betohem të marr formalisht kompetencat e ekzekutivit kombëtar si president në detyrë të Venezuelës për të krijuar një qeveri të tranzicionit dhe për të realizuar zgjedhje të lira”, deklaroi ai.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...