Gonzalo Higuaini tani është zyrtarisht lojtar i Chelseas.
Sulmuesi argjentinas i është bashkuar në formë huazimi skuadrës angleze nga Juventusi duke zgjedhur fanellën me numër 9 te skuadra e re në Londër, transmeton portali arbresh.info.
Welcome to London and welcome to Chelsea, @G_Higuain! 🙌#HiguaIN pic.twitter.com/DMJN7z8YOL
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 23, 2019
“Kur mundësia për t’iu bashkuar Chelseas erdhi, unë duhej ta shfrytëzoja këtë. Është një skuadër që gjithmonë e kam dashur dhe që ka shumë histori, një stadium të mrekullueshëm dhe ata luajnë në Premierë Ligë, një ligë që unë gjithmonë kam dashur të luaj”, ka thënë Higuain në intervistën e tij të parë për faqen zyrtare të klubit.
“Tani unë shpresojë që mund t’ia shpaguaj besimin Chelseas që ka shfaqur për mua jashtë fushës. Nuk mund të pres që t’ia fillojë dhe shpresojë të adaptohem sa më shpejtë që është e mundur”
Ai i është ribashkuar trajnerit Maurizio Sarri, nën udhëheqjen e të cilit theu rekordin e të gjitha kohërave në Serie A duke shënuar 36 gola për Napolin.
Në këtë pikë, arritja e tij do të thotë se Alvaro Morata është i lirë të transferohet në Atletico Madrid./arbresh.info/
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...