Projekt propozimi për të kufizuar shpejtësinë e lëvizjes me vetura nëpër disa autostrada të Gjermanisë, ka nxitur reagime të ashpra tek qytetarët gjermanë që assesi nuk mund të pajtohen që kufizimi do të jetë 130 kilometra në orë, raporton AP.
Raportohet se ministri gjerman i Komunikacionit, Andreas Scheuer, ka deklaruar se kjo ide është “kundër mendjes së shëndoshë”, derisa deputeti i partisë së të Gjelbërve në Bundestagun gjerman, Xhem Ezdemir, ka mbrojtur projekt propozimin, transmeton Telegrafi.
Siç raporton AP, Gjermania është një nga vendet e rralla në botë që nuk ka kufizime të shpejtësitë nëpër disa autostrada. Gjithashtu thuhet se ky projekt propozim ende nuk është përpiluar në detaje, derisa propozuesit pretendojnë se me implementimin e tij do të ulet numri i aksidenteve dhe do të ndihmonte luftën kundër ndryshimeve klimatike.
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...