Policia zhvillon aksion të madh në qendër të Prishtinës

21:07 | 23 Janar 2019
Arbresh.info

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në qendër të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, Daut Hoxha, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

Hoxha ka thënë se operacioni po zhvillohet për identifikimin e personave të përfshirë në vepra të kundërligjshme.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë e mbështetur edhe nga njësitet tjera relevante policore, në këto qaste është në proces te realizimit të një operacioni policor për identifikimin e personave te dyshuar te përfshirë në veprime të kundërligjshme”, ka thënë Hoxha./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme