Kjo makinë elektrike urbane, do të shfaqet në Geneva Motor Show gjatë muajit mars
Njëra nga prezantimet më të këndshme në Frankfurt Motor Show të vitit të kaluar, ishte Honda Urban EV Concept, një makinë me stil të kombinuar prej të vjetrës dhe modernes, transmeton Telegrafi.
Me të marrë pëlqime shumë të mëdha, Honda ka bërë të ditur se do ta fusë në prodhim këtë model, që pritet të del në shitje po këtë vit.
Tashmë është konfirmuar se ky EV do të prezantohet në Geneva Motor Show që do të fillojë pas dy muajsh. Në pamjet e shpërndara, shihet se produkti final, do të jetë i bazuar në konceptin që e kemi parë më herët.
Dritat e rrumbullakëta LED, grilli i zi dhe kamerat që i zëvendësojnë pasqyrat anësore, janë po të njëjta, por ka edhe disa ndryshime.
Për dallim prej konceptit me tri dyer, Honda Urban do të del prej prodhimit me pesë dyer.
Lansimi i kësaj makine elektrike, është pjesë e planeve të Honda, për t’i elektrifikuar të gjitha makinat deri më 2015.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...