Google ADS

Reshje të dendura bore në Shqipëri, bllokohen 115 familje në Dibër

20:29 | 23 Janar 2019
A. B.

Si pasojë e reshjeve të borës të rëna gjatë dy ditëve të fundit ka pasur probleme në disa njësi të Qarkut Dibrës si në Lure, Kala e Dodes, Sllov, Selisht.

Bora ka arritur deri në 20 cm dhe vazhdon të bjerë.

Edhe në disa njësi të Bulqizës vazhdon të bjerë borë, konkretisht në Ostren, Trebisht, ndërsa në këto njësi ka probleme me lëvizjen e automjeteve.

Në këto zonë shoferët lëvizin me vështirësi dhe me përdorimin e zinxhirëve.

Të bllokuara janë edhe disa fshatra të Qarkut të Dibrës.

Ndërsa 115 familje në Terrnov e Madhe dhe Terrnov e Vogël janë të bllokuara si pasojë e reshjeve të dendura.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme