Azpilicueta nuk do ta pret mirë transferimin e Hysajt te Chelsea

19:40 | 23 Janar 2019
Arbresh Info

Aq më shumë po i afrohemi mbylljes së afatit kalimtar të janarit, aq më shumë po shtohen zërat për kalimin e mundshëm të Elseid Hysajt te Chelsea.

Shqiptari ka humbur vendin e titullarit te Napoli nën drejtimin e Carlo Ancelottit dhe kështu dëshiron largimin.

Është ish-trajneri i tij Maurizio Sarri e dëshiron shqiptarin me çdo kusht në Stamford Bridge.

Sipas Daily Mirror, në rast se ky transferim do të ndodhë atëherë do të prishet paksa atmosfera në zhveshtoren e Bluve, pasi pritet që Cesar Azpilicueta të mos e pranojë mirë pasi i rrezikohet pozita e titullarit.

24-vjeçari është nën kontratë me napolitanët deri në qershorin 2021, ndërsa ka një klauzolë lirimi në vlerë 50 milionë euro.

Së fundmi emri i yllit të Kombëtares së Shqipërisë është lakuar edhe për një kalim te mundshëm te Interi.

Vlen të theksohet se Hysaj në të kaluarën kishte deklaruar se në fëmijëri ishte tifoz i klubi zikaltër dhe se Javier Zanetti ishte idhulli i tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme