Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas do të niset drejt Shteteve të Bashkuara me shpresën e përmirësimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.
Maas u ka thënë gazetarëve të mërkurën në Berlin se ai do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe se do të diskutohet “për më pak punë kundër njëri-tjetrit dhe organizim më të madh mes Gjermanisë dhe SHBA-së”, transmeton AP.
Prej kur presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur udhëheqësin dy vjet më parë, marrëdhëniet në mes të Gjermanisë dhe SHBA-së janë tensionuar për një varg çështjesh, përfshirë konfliktet tarifore dhe pikëpamjet e ndryshme politike.
Maas ka thënë se në bisedimet me Pompeon do të përfshihet edhe situata në Afganistan, Siri dhe diskutimet për kontrollin e armëve.
Maas do të vizitojë edhe Kombet e Bashkuara, meqë Gjermania do të udhëheqë Këshillin e Sigurimit të kësaj Organizate në dy vjetët e ardhshme./rel/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...