Në kuadër të aktiviteteve të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Let’s Do It po vazhdon me monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor.
Bazuar në të dhënat e monitorimit, rezulton se gjatë muajit dhjetor në të gjitha komunat e Kosovës janë shqiptuar 84 gjoba mandatore për ndotësit.
Edhe në muajin dhjetor, ngjashëm si në nëntor, Komuna e Prishtinës vazhdon t’i prijë listës së komunave me më së shumti gjoba të shqiptuara, gjithsej 25, pasuar nga Komuna e Mitrovicës dhe Junikut, në të cilat janë shqiptuar 10 gjoba nga inspektorët mjedisor.
Lista e komunave vazhdon me Pejën, ku janë shpërndarë 6 gjoba për ndotësit, dhe Prizrenin ku janë shqiptuar 4 gjoba.
Me nga 3 gjoba të shqiptuara janë Komuna e Vushtrrisë, Malishevës, Deçanit, Rahovecit dhe Gjilanit.
Në Komunën e Lipjanit dhe atë të Drenasit janë shqiptuar vetëm nga dy gjoba për ndotësit, ndërsa në Komunat, si: Suharekë, Shtime, Istog, Gjakovë dhe Obiliq janë shqiptuar vetëm nga 1 gjobë për ndotësit.
Por, asnjë gjobë e vetme nuk është shqiptuar në komunat, si: Fushë Kosovë, Skenderaj, Podujevë, Viti, Kamenicë, Kaçanik, Hani i Elezit dhe Klinë.
Ndërsa, inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë muajit dhjetor kanë shqiptuar pesë gjoba për ndotësit e mjedisit.
Nga të dhënat e monitorimit rezulton se lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara ishte ai për hedhjen e mbeturinave dhe materialeve ndërtimore jashtë vendeve të caktuara.
Gjatë monitorimit, të kryer nga Ekipi i Let’s Do It, rezulton se sfidë për zbatimin e Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore vazhdon të mbetet mospajisja e Policisë së Kosovës me tiketa të gjobave mandatore si dhe mungesa e inspektorëve mjedisor në disa prej komunave.
Udhëzimi Administrativ për Gjoba Mandatore është nënshkruar gjatë Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, dhe ka synim reduktimin dhe eliminimin e ndotjes së mjedisit dhe shëndetin e njeriut, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private përmes menaxhimit të mbeturinave.
Let’s Do It ju njofton se monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore do të vazhdojë edhe muajve në vijim, kur edhe do të bëhen publike të gjitha të dhënat.
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të