Rusia i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalojë nisjen e sulmeve “arbitrare” ajrore në territorin sirian, disa ditë pasi forcat ajrore izraelite kanë shënjestruar ato që Izraeli i ka cilësuar si forca iraniane në shtetin e shkatërruar nga lufta.
“Praktika e sulmeve arbitrare në territorin e një shteti sovran, në këtë rast jemi duke biseduar për Sirinë, duhet të mos ndodhë”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova më 23 janar në Moskë.
Izraeli është zotuar për të ndaluar Iranin që të mos përfshijë ushtrinë e tij në Siri, andaj ka kryer qindra sulme ajrore kundër atyre që i ka përshkruar si shënjestra iraniane në këtë vend, duke përfshirë grupin militant shiit, Hezbollah.
Sulmet kanë shkaktuar tensione në mes të Izraelit dhe Rusisë, e cila së bashku me Iranin, i kanë dhënë mbështetje vendimtare presidentit sirian, Bashar al-Assad, në konfliktin që ka lënë të vdekur mijëra persona.
Zakharova ka thënë se sulmet e tilla kanë rritur tensionet në rajon, i cili sipas saj nuk është pjesë e interesave afagjatë të asnjë shteti atje.
“Ne nuk duhet të lejojmë kurrë që Siria, e cila ka vuajtur për vite nga konflikti i armatosur, të kthehet në një zonë ku zgjidhen çështje gjeopolitike”, ka thënë ndër të tjera ajo, transmeton rel.
Më 21 janar, ushtria izraelite ka konfirmuar se ka sulmuar shënjestrat iraniane në Siri, vetëm disa orë pasi forcat e Izraelit kanë kryer sulme afër Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...