Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron se do të nisë protestat si studentët nëse nuk merren masa për ndalimin e subjekteve informale apo anulimin e linjave të shfuqizuara më parë. Të mbledhur në një takim përfaqësues e krerë të kësaj shoqate thanë se viti 2018 ka qenë negative për ta.
“Nga premtimet që na u bënë për vazhdimin e reformës së transportit dhe për heqjen e transportit të paligjshëm, organet, ministria kanë punuar shumë pak dhe ne jemi zhgënjyer. Ne nuk do të ndalojmë së kërkuari me të gjitha mjetet demokratike. E fundit dihet, është ajo që po bëjnë studentët”, u shpreh, kreu i shoqatës Kujtim Mema.
Mema tha se problematik mbetet edhe terminali për udhëtarët te “Shqiponja” në Tiranë.
“Te ‘Shqiponja’ është gangrenë, terminali një gangrenë e paparë. Kryetari i bashkisë premtoi që do bëhej terminali, ka 3 vjet as ka filluar dhe as ka ndërmend të fillojë. Një kryeqytet pa terminal”, shton Mema.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Ndërqytetas thanë se do të kërkojnë një takim me ministren e re Belinda Balluku për të marrë zgjidhje për problemet e tyre.
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...