Trajneri i Arsenalit, Unai Emery thotë se ka nevojë për një lojtar të ri këtë muaj.
Emery ka humbur lojtarët si Danny Welbeck, Rob Holding dhe Hector Bellergin si pasojë e lëndimeve, transmeton portali arbresh.info.
Dennis Suarez pritet t’i bashkohet atyre nga Barcelona këtë javë dhe Emery dëshiron të ketë edhe më shumë përforcime në skuadër.
“Klubi vazhdon të punojë në këtë aspekt”, ka thënë fillimisht Emery. “Është vështirë, ju e dini këtë, por unë jam duke punuar me lojtarët tonë dhe mendoj se ne kemi nevojë dhe mund të nënshkruajmë me disa lojtarët që mund të na ndihmojnë pas lëndimeve të lojtarëve si Rob Holding, Welbeck dhe Hector Bellerin”
“Ideja është së pari të gjejmë kualitet dhe ky kualitet të na ndihmojë neve. Ne kemi nevojë, nëse ai mund të vije këtu, një anësor për krahun e djathtë ose të majtë ose disa lojtarë gjithashtu për në qendër të mbrojtjes”./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...