Papa Françesku ka thënë të mërkurën se armiqësia ndaj migrantëve është duke u nxitur nga një frikë e paarsyeshme.
Ai i ka bërë këto komente teksa ka arritur në Amerikën Qendrore, zonë nga e cila migrantët janë duke tentuar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, transmeton Reuters.
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar Kongresit të SHBA-së, 5.7 miliardë dollarë për t’i ndihmuar në ndërtimin e murit me Meksikën, ashtu që të mbajë migrantët jashtë Shteteve të Bashkuara.
Kjo kërkesë është refuzuar ashpër nga demokratët në SHBA, duke rezultuar me mbyllje të pjesshme të Qeverisë amerikane.
Një nga gazetarët që ka qenë duke udhëtuar me Papën në Panama, është raportuar t’i ketë thënë atij se ka parë disa pengesa që synojnë të ndalojnë migrantët për të mos kaluar në territorin e SHBA-së.
Papa i është përgjigjur duke thënë se “Frika na bën neve të çmendur”.
Imigrimi pritet të jetë një nga temat kyçe të diskutimit në vizitën gjashtëditore të Papës në Panama.
Kryepeshkopi 82 vjeçar pritet të vizitojë këtë vit edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Marokun, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Rumaninë.
Ai ka thënë se ka dëshiruar që të vizitojë edhe Irakun, mirëpo është këshilluar që të mos e bëjë një gjë të tillë sepse është shumë rrezik. /rel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...