Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka tash e sa vite që shijon lidhjen e saj me modelin dhe kuzhinierin e njohur, ISaac Carew.
Ky i fundit ka hapur restorantin e tij më të ri në Londër, gjersa është edhe në prag të lansimit të një libri të ri me receta kuzhine.
Krenare me të arriturat e tij në profesion është shprehur këngëtarja shqiptare, e cila i ka bërë një dedikim të veçantë atij në rrjetin social Instagram.
Dua ka publikuar një fotografi ku shfaqet e lumtur në krahët e Isaac, teksa u bën thirrje fansave që ta porosisin librin e tij.
“Zemra dhe barku plot. Kaq krenare për dashurinë time Isaac Carew, për hapjen e restorantit të tij më të fundit, para publikimit të librit tij më 7 mars. Nëse nuk e keni porositur librin e mbushur me gjëra të shijshme dhe doni një kopje, e keni në linkun në bio”, ka shkruar Dua në Instagram.
Përndryshe, artistja Lipa ka bërë të ditur se të enjten e datës 24 janar do të publikojë këngën dhe klipin e saj më të ri “Swan Song”, në orën 16:00 (sipas kohës lokale).
Kjo këngë do të jetë një prej temave muzikore të filmit “Alita: Battle Angel”, teksa klipi i saj do të jetë mjaft i veçantë dhe do ta sjellë kësaj radhe më ndryshe artisten shqiptare.
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...
Ka tri dashuri të mëdha në jetë, ndaj pse asnjëra prej tyre ...
Ke çrregullim ankthi apo thjesht ndjen nervozizëm?
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Barcelona është në prag të nënshkrimit të “kontratës më të m...
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajto...