Google ADS

E quajti Mustafën xhenaze, AAK i kërkon falje

15:09 | 23 Janar 2019
Arbresh.info

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate i ka kërkuar falje ish-kryeministrit Mustafa dhe LDK-së për gjuhën e përdorur nga deputeti Bekë Berisha.

“Besojmë se mënyra se si është shprehur deputeti Berisha ka qenë e paqëllimtë! Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e përcaktuar për një gjuhë të kujdesshme në diskursin publik”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Kujtojmë që mbrëmë në një emision televiziv, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha e quajti xhenaze kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme