Qeveria e Nigerisë ka shpallur gjendje emergjente për shkak të etheve “Lassa”, virus që transmetohet nga kafshët te njerëzit dhe mund të jetë vdekjeprurës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të rritjes së rasteve të sëmundjes, Qendra për Kontroll të Sëmundjeve e Nigerisë (NCDC) ka nisur aktivitetet e luftimit të epidemisë, tha drejtori i këtij institucioni, Chikwe Ihekweazu.
Ihekweazu theksoi se në 23 shtete të Nigerisë janë identifikuar 3.229 raste, kurse 146 persona kanë humbur jetën.
“Nga fillimi i janarit e deri më tani, 60 raste janë zbuluar në tetë shtete dhe kjo epidemi rritet çdo ditë e më shumë”, tha Ihekweazu.
Ai theksoi se epidemia mund të vazhdojë të përhapet deri në muajin prill, ndërsa paralajmëroi popullatën të jenë të kujdesshëm për sa i përket pastërtisë dhe të mos kenë kontakt me minj dhe brejtës të tjerë.
Ethet “Lassa”, që ngjiten nga kontakti me jashtëqitjen e minjve, mund të transmetohet edhe në mesin e njerëzve dhe shkakton temperatura trupore vdekjeprurëse të shoqëruara me gjakderdhje.
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal
Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve