Nuk ekziston numër i caktuar i stërvitjeve galiç të cilat do të duhej t’i bënim çdo ditë në mënyrë që xhinset të na rrinë në trup perfekt. Varet nga ajo sa jemi stërvitur.
Trajnerët e fitnesit i këshillojnë fillestarët start të lehtë dhe gradualisht shtim të stërvitjeve galiç në mënyrë që të jemi të sigurt që po e bëjmë drejt ushtrimin dhe po i pengojmë lëndimet, transmeton Telegrafi.
Sipas mendimit të trajnerëve, starti i lehtë do të thotë ekzekutimi i stërvitjeve galiç dy deri tri herë në javë, tri deri pesë seri nga tetë deri 12 përsëritje në ditë. Në të vërtetë ky është minimumi në mënyrë që pas një kohe të caktuar të shihet dallimi.
Si t’i bëni drejt stërvitjet galiç?
⦁ Qëndroni në atë pozitë që shputat t’ju jenë pak më të hapura se gjerësia e supeve.
⦁ Supet hidhni prapa, shtylla kurrizore le të jetë në pozitë neutrale, muskujt e barkut aktivë.
⦁ Kushtoni kujdes që gjunjët të mos kalojnë linjën e gishtave të këmbëve kur merrni pozitë galiç.
⦁ Shikoni para vetes, përkatësisht mos e ulni kokën. Kjo do t’ju ndihmojë që të mbani pozitë të drejtë.
Këmbët mund t’i forconi dhe t’i përgatitni për galiç me ndihmën e shtrirjes. Qëndroni në shpinë pas murit dhe shtrëngoni muskujt e barkut derisa të mos ketë hapësirë midis boshtit kurrizor në pjesën e poshtme të shpinës dhe murit.
Këmbët hapni pak më shumë se gjerësia e supeve dhe uluni në pozitën galiç. Te ulja galiç, si edhe te të gjitha ushtrimet e tjera është me rëndësi ta dëgjoni trupin tuaj, por jo të krahasoheni me të tjerët.
Mos u ngutni, por as mos i kapërceni treningët.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...