Pas delegimit të detyrës së ministrit të Jashtëm nga Edi Rama te Gent Cakaj, ky i fundit ka thënë se politika e jashtme e Shqipërisë nën drejtimin e tij nuk do ndryshojë.
Ai komentoi edhe hezitimin e dekretimit të tij nga ana e presidentit Ilir Meta.
“Pas kalimit të valës së parë të zjarrit të pakursyer mbi mua ndjehem disi më i lehtësuar sesa kur më është komunikuar detyra dhe kjo mbi të gjitha për një shkak të fortë, pasi të qenit drejtues i këtij institucioni kyç të shtetit shqiptar me kompetenca të deleguara nga vetë Edi Rama nën vëzhgimin e tij të afërt është një start i garantuar nën grykën e zjarrit të akuzave të pabazë dhe paragjykimeve”.
“Ndjehem më i lehtësuar sepse më është komunikuar detyra e lartë. Me kompetenca të deleguara nga Edi Rama, nën vëzhgimin e tij është një status i garantuar. Edhe delegimi i kompetencave të një zëvendësministër 28 vjeçar siç jam unë pasi edhe mosha e re është dukur faj në vend se të duket burim energjie frymëzimi dhe kreativiteti nuk vë assesi në diskutim sot dhe asnjëherë masën e qëndrueshme të rezultateve dhe gamën e gjerë të sukseseve që kjo ministri ka shënuar sot e pesë vjet”.
“Jemi në fazën e pakthyeshme për të kurorëzuar kryesimin e OSBE-së për vitin që vjen. Nuk di si ta falendëroj Ramën për besimin që më ka dhënë. Do të vazhdojmë me energji të reja dhe qasje proaktive. Do të mbetemi forcë e paqes dhe stabilitetit.”
“Bartëse e ideve të zhvillimit në mes të mjeteve të dialogut dhe bashkëpunimit me fqinjët. Duam të rrisim komunikimin me faktorin shqiptar.do të jemi sa më afër tyre. Rruga e Shqipërisë për në familjen europiane kalon në procesin e konsolidimit në rajon. Shqipëria duhet të jetë e angazhuar për të realizuar këtë synim. 5 muajt e ardhshëm do të jenë punë pa orar”.
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...