Gjashtëmbëdhjetë yje të mediave sociale, përfshirë këngëtaret Ellie Goulding dhe Rita Orën, modelet Rosie Huntington-Whiteley dhe Alexa Chung janë pajtuar të ndryshojnë formën e postimit.
Ato do të duhet të deklarojnë qartë nëse janë paguar apo kanë pranuar dhurata apo hua për produktet që mbështesin, transmeton portali arbresh.info.
Kjo vjen pas paralajmërimeve të Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregut që postimet e tyre mund të shkelin ligjin e konsumatorit.
Mbështetjet online mund të nxisin markat, por gjithashtu mund të çorientojnë, tha CMA.
CMA nuk ka bërë një gjetje nëse këta të famshëm kanë shkelur ligjin e konsumatorit, por thanë se të gjithë ata janë vullnetarë për të ndryshuar praktikat e tyre pas një hetimi.
Megjithatë, nëse nuk arrijnë të përmbushin marrëveshjen e arritur me CMA, ato mund të merren në gjykatë dhe të përballen me gjoba të rënda ose dënime me burg deri në dy vjet./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...