Google ADS

Microsoft bashkëpunon me komunën e Prishtinës për përmirësimin e shërbimeve

10:52 | 23 Janar 2019
Arbresh.info

Nënkryetari Muhedin Nushi u takua me Menaxherin e Microsoft për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosne, Sokol Vladi, ata diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes kryeqytetit dhe Microsoftit.

Digjitalizimi i proceseve të punës, menaxhimi i informatave të brendshme, zbatimi i teknologjive të reja të Microsoft; ishin disa nga temat kryesore të këtij takimi.

Ekzekutivi i Kryeqytetit po angazhohet në vazhdimësi që të ngritë standardin e shërbimit përmes shfrytëzimit të hulumtimeve shkencore dhe përparimit teknologjik.

Qytetarët e Prishtinës do të përfitojnë shumë nga zbatimi i teknologjive të reja në shërbimet që ofron administrata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme