Kryeministri Edi Rama i delegon detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, zv/ministrit Gent Cakaj, i cili u bë mollë sherri për përplasjen Presidencë-Qeveri, pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë emërimin e tij në postin e kryediplomatit.
Një ditë pas betimit te Meta, Rama u prit sot në ambientet e Ministrisë nga Ditmir Bushati i cili i dorëzoi edhe detyrën. Në fjalën e tij të shkurtër, kryeministri Edi Rama tha se i delegon drejtimin e ministrisë zv/ministrit Gent Cakaj. “Unë i nënshkruari Edi Rama, i delegoj z. Gent Cakaj, detyrën e drejtimit të Ministrisë së Jashtme”, u shpreh Rama.
Një ditë më parë Rama u betua para presidentit Ilir Meta. Kryeministri Edi Rama u propozua nga grupi parlamentar socialist për postin e kryediplomatit pas përplasjeve me Ilir Metën i cili refuzoi të dekretojë emrin e Gent Cakajt si pasues të Bushatit. Refuzim i cili solli replika të forta mes Ramës dhe Metës të cilët nuk kursyen as akuzat e ndërsjella.
Gent Cakaj flet si kryediplomat: Politika e jashtme e Shqipërisë nuk do ndryshojë
Pas delegimit të detyrës, Gent Cakaj ka mbajtur fjalimin e parë si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Cakaj tha se politika e jashtme e Shqipërisë nën drejtimin e tij nuk do ndryshojë. Ai komentoi edhe hezitimin e dekretimit të tij nga ana e presidentit Ilir Meta. “Ndjehem më i lehtësuar sepse më është komunikuar detyra e lartë. Me kompetenca të deleguara nga Edi Rama, nën vëzhgimin e tij është një status i garantuar. Mosha e re është burim energjie. Pavarësisht sfidave të mëdha Shqipëria qëndron në kuotën më të lartë rtë përfaqësimit diplomatik. Shqipëria qëndron më afër se kurrë për hapjen e negociatave. Jemi në fazën e pakthyeshme për të kurorëzuar kryesimin e OSBe-së për vitin që vjen. Nuk di si ta falënderoj Ramën për besimin që më ka dhënë. Do të vazhdojmë me energji të reja dhe qasje proaktive. Do të mbetemi forcë e paqes dhe stabilitetit. Bartëse e ideve të zhvillimit në mes të mjeteve të dialogut dhe bashkëpunimit me fqinjët. Duam të rrisim komunikimin me faktorin shqiptar.do të jemi sa më afër tyre. Rruga e Shqipërisë për në familjen europiane kalon në procesin e konsolidimit në rajon. Shqipëria duhet të jetë e angazhuar për të realizuar këtë synim. 5 muajt e ardhshëm do të jenë punë pa orar. MEPJ do të vazhdojë punën e saj për një performacë për procesin e screeaning”.
Bushati bën rezymenë: Shqipëria hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit
Ditmir Bushati ka bërë rezymenë e pesë viteve të tij si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, në ceremoninë e dorëzimit të detyrës te kryeministri Edi Rama. Bushati tha se në këto vite Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit në BE. “Ministria që po lë pas është shumë herë më e mirë dhe solide për t’u përballur me sfidat e kohës se ç ‘ishte 5 vjet e gjysmë më parë. Po lë pas një ekip ambicioz që me dinjitet punon për Shqipërinë, bashkëpunon për një rajon më të begatë dhe kontribuon për një Europë më të sigurt. Asnjë nga këto arritje nuk do të ishte e mundur pa besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe të kolegëve të kabinetit qeveritar. Partnerët ndërkombëtarë me të cilët kam punuar dhe ndarë sfidat e kohës kanë qenë një ndihmesë e madhe në përmbushjen e objektivave. Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes. Faleminderit! Ju priftë e mbara!”, u shpreh Bushati/Shqiptarja.
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...