Punëtorët e larguar nga KEDS-i kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj menaxhmentit të kësaj kompanie dhe kanë mbajtur protestë një orëshe.
Ata kërkojnë të kthehen në punë, pasi që thonë se janë larguar pa kurrfarë baze ligjore.
Gëzim Jelliqi nga distrikti i Prizrenit ka thënë se po protesojnë pasi që menaxhmenti i KEDS-it nuk po i zbaton ligjet e Gjykatës.
“Kemi ardhur për të protestuar për shkak se menaxhmenti i KEDS-it nuk po i zbaton ligjet e Gjykatës. Po kërkojmë kthimin në punë sa më shpejt sepse kanë kaluar dy vite. Ankesat i kemi dërguar por tani ka mbetur procedura, dhe duket se po neglizhohen”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Musa Nimani nga distrikti i Mitrovicës theksoi se i kanë larguar nga puna pa i lajmëruar.
“Kërkesat tona janë që të kthehemi në vendet tona të punës, ku kam punuar plotë 31 vite unë edhe shokët e mi. Të gjithë janë me përvojë pune përmbi 30 vite, të moshës 48, 50, 55 deri para pensionit. Na kanë larguar po marrin punëtorë të rinjë nuk e di se ku po thirren. Ne kemi qenë me vendime të mëhershme, me përvojë, me performancë të mirë. Këta e kanë formuar një departament kinse është mbyllur dhe nuk eksizton fare dhe këtë e kemi dokumentuar me hierarkinë e skemës organizative që ai departament nuk ka ekzistuar, por edhe sikur të ekzistonte ata nuk na kanë lajmëruar, dhe pa kurrfarë baze ligjore na kanë larguar. Do të qëndrojmë më së paku 1 orë”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2009649422403418/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...